Telegrafi

Gjermania fiton medaljen e artë në futboll, Kosovare Asllani ‘kënaqet’ me të argjendtën (Foto)

Kombëtarja gjermane e femrave ka triumfuar ndaj Suedisë me rezultat 2:1, për të fituar në fund medaljen e artë në ‘Rio 2016’.  

Gjermania ka arritur të shënoj fitore në finalen e madhe të Lojërave Olimpike të ‘Rio 2016’ ndaj Suedisë, për të fituar në fund medaljen e artë olimpike.

‘Panzeret’ u treguan më të mira gjatë ndeshjes për atë edhe në fund triumfuan, edhe pse pjesa e parë ishte disi e barabartë.

Goli i parë i takimit erdhi vetëm në pjesën e dytë, kur në minutën e 48-të, futbollist Dzsenifer Marozsan, shënoi golin e epërsisë për Gjermaninë.

Lexo po ashtu FIFA shkruan për Kosovën dhe Kosovare Asllanin (Foto)

Më pas gjermanët gjeten përsëri golin, por kësaj radhe ishte një autogol nga suedezja Linda Sembrant.

Deri në fund të takimit, krejt çka Suedia mundi të bënte ishte një gol i shënuar me anë të Stina Blackstenius që ngushtoi epërsinë në 2:1.

Vlen te theksohet që futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani luajti për 68 minuta për Suedinë dhe në fund duhet të kënaqet me medaljen e argjend. /Telegrafi/