Telegrafi

Gjermania fiton kampionatin evropian U21

Gjermanët kaluan në epërsi në që pjesën e parë të ndeshjes me anë të Gonzalo Castro, që erdhi pas 22 minutash lojë. Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e tretë të pjesës së dytë, Mesut Ozil shënoi golin e dytë për gjermanët nga gjuajtja e lirë.

Duke e parë veten në disavantazh të dyfishtë, anglezët filluan të sulmojnë në kërkim të barazimit, por ndodhi e kundërta. Sulmuesi Sandro Wagner shënoi dy herë në minutat e fundit të ndeshjes (79’ dhe 84’), për t’i siguruar trofeun e merituar Gjermanisë.