Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel i shprehu shqetësime homologut turk Mevlut Çavushoglu, rreth përshkallëzimit të situatës në Sirinë veriore, pas fillimit të sulmit të forcave turke, duke theksuar pasojat e mundshme humanitare për popullatën lokale.
“Gabriel ka shprehur shqetësimin e tij për përshkallëzimin e situatës në Siri veriore dhe ndikimin e mundshëm humanitar në popullatën civile”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme gjermane.
Ushtria turke ka filluar sulmet ajrore dhe tokësore ndaj forcave kurde në Siri, të cilat Ankaraja i vlerëson si forca terroriste. /kp/