Telegrafi

Gjermania e Kina kundër planit amerikan

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble, tha Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do t’i zgjidhin problemet, por përkundrazi do të krijojnë më shumë probleme për të gjithë botën.

Disa vende druhen se lëvizja e Rezervave Federale mund të dëmtojë eksportet e tyre duke iu forcuar valutën.

Ndërkohë, kreu i Bankës Qendrore kineze, Zhou Xiaochuan ka bërë thirrje për një reformë ndërkombëtare në sistemin valutor.

Banka Qendrore Amerikane njoftoi të mërkurën se do të shpenzojë 600 miliardë dollarë për të blerë bondet qeveritare, me shpresën se injektimi i parave kesh do të ringjallë ekonominë e vendit. /Telegrafi/