Telegrafi

Gjermania e Franca thirrje LDK-së: Rishqyrtojeni mocionin

Ambasadorja e Francës dhe ambasadori i Gjermanisë i kanë bërë thirrje LDK-së që të rishqyrtojë votimin e mocionit të mosbesimit dhe të ruajnë qeverinë.

Kërkesa i është drejtuar zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti, në mënyrë që i njëjti t’i drejtohet kreut të LDK-së, Isa Mustafës, me kërkesën për të hequr dorë nga mocioni i mosbesimit.

Në një deklaratë të përbashkët ambasada e Francës dhe Gjermanisë kanë kërkuar që të ruhet besimi i qeverisë dhe të jenë krah popullit në këtë krizë.

Lexo po ashtu Zvicra kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti, kërkon unitet mes udhëheqësve

“Qëndroni krah të popullit të Kosovës në këtë krizë. Ftoni LDK-në të rishqyrtojë votimin e mosbesimit dhe të mbajnë një qeveri të besueshme dhe të qëndrueshme për t’u përballur me sfidat”, thuhet në deklaratën e tyre. /Telegrafi/