Telegrafi

Gjermania e akuzon për vrasje, Shqipëria ekstradon shtetasin e Kosovës

Policia shqiptare nëpërmjet Interpol Tiranës ka ekzekutuar urdhrin për ekstradimin e një të kërkuari nga drejtësia gjermane.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit në Rinas, ka bërë ekstradimin drejt Gjermanisë të një 60 vjeçari nga Gjilani.

Autoritetet gjermane kishin lëshuar flet arrest ndërkombëtar për gjilanasin me inicialet J.S., i cili dyshohet për veprën penale të vrasjes.

Më poshtë njoftimi i lëshuar nga policia shqiptare

“U ekstradua në drejtim të Gjermanisë nëpërmjet ZQK, Interpol Tirana, shtetasi kosovar J.S., vjeç 60, banues në Gjilan Kosovë, shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane të drejtësisë, për veprën penale “Vrasja”, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/