Parlamenti gjerman i hapi dritën jeshile livrimit të këstit të kredisë evropiane për Greqinë, duke i hapur rrugë një pagese prej 7,5 miliardë eurosh, në fund të javës së ardhshme.
“Komisioni i Buxhetit në Bundestag u mblodh në një seancë të posaçme sot në mëngjes për të marrë një qëndrim për marrëveshjen e arritur në fund të majit në nivel të ministrave të Financave të zonës euro dhe që parashikon disbursimin e infuzioneve të reja financiare”, sipas një deklarate të Bundestagut.
Komisioni, qëndrimi i së cilit për këtë herë përkon plotësisht me qëndrimin e Parlamentit, nuk do të votojë zyrtarisht për lirimin e kësaj kredie, por ka gjasa edhe të kundërshtojë një vendim të tillë.
Mungesa e një qëndrimi vlen si miratim.
Pas disa muaj negociatash të vështira, ministrat e Financave të zonës euro akorduan më 24 maj për të rifilluar planin e ndihmës për Greqinë, siç ishte rënë dakord në korrikun e 2015 për të shmangur daljen nga euro.
Ata imponuan kushte të reja veçanërisht në fushën e privatizimeve, që Athina ka shënuar progres e kohët e fundit.