Site icon Telegrafi

Gjermania i dhuron Maqedonisë së Veriut 20 makina “Dacia Duster” (Foto/Video)

Ministria e Punëve të Brendshme e Gjermanisë i ka dhuruar makina dhe pajisje Maqedonisë së Veriut, për nevojat e Policisë Kufitare pranë Byrosë për Siguri Publike në MPB.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, tha se Gjermania është një nga vendet që pa dyshime ka dhënë mbështetje për stabilitetin, demokracinë dhe prosperitetin e vendit tonë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë dhurimit të donacioneve, në të cilën morën pjesë edhe ambasadori gjerman në Shkup Thomas Gerberich, si dhe drejtori i Policisë Federale të Gjermanisë Gregor Pelzl, ministri Spasovski tha se kjo ndihmë është më shumë se e mirëseardhur.

Donacioni përbëhet prej 20 makinave “Dacia Duster” me vlerë prej rreth 323 mijë eurove, si dhe 351 palë çizme. Ky është donacioni i tretë i Gjermanisë për Maqedoninë, vlera e të cilave arrin deri 660 mijë euro./Telegrafi/

Exit mobile version