Telegrafi

Gjermania dhuron 8 milionë euro për ujësjellësin Prishtina

Një lajm i tillë u bë i ditur pas takimit që kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, pati me Marc Engehhardt, shef i divizionit të ujërave dhe kanalizimeve i Bankës Gjermane për Zhvillim KHW.

“Ky është një investim kapital i qeverisë suaj, në një segment jetik për qytetarët dhe qytetin tonë, kur ne përballemi me vështirësi të mëdha sa i përket furnizimit të qytetarëve me ujë të pijshëm”, deklaroi pas takimit kryetari Mustafa.

Temë tjetër diskutimi gjatë takimit ishin edhe humbjet e ujit të pijshëm, rrjeti i vjetruar i ujësjellësit, kyçjet ilegale, keqpërdormi i ujit, dhe format e inkasimit nga qytetarët për shpenzimin e ujit të pijshëm. /Telegrafi/