Telegrafi

Gjermania dhuron 6000 teste për COVID-19 në Kosovë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt sot i ka dorëzuar Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), një donacion nga Gjermania prej 6000 teste për COVID-19.

Gjatë dorëzim-pranimit të këtij donacioni prezent ishin ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj si dhe drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani.

Ambasadori Heldt tha shteti se gjerman po dhuron 6000 mijë teste për Kosovën. “Janë 6000 teste. Siç e keni parë nga java e kaluar të gjithë partnerët ndërkombëtarë të Kosovës kanë qenë shumë aktiv për sistemin shëndetësorë, veçanërisht për QKUK”, ka thënë ai.

Ndërkaq, ministri Zemaj tha se ndihma nga Gjermania është shumë e nevojshme pasi në Kosovë po rritet kërkesa e qytetarëve për të bërë testin për COVID-19, përcjell Telegrafi.

“Falënderojmë taksapaguesit gjerman për këtë ndihmë. Besoj që kjo ndihmë është më se e nevojshme edhe për ngritjen e kapaciteteve për rritjen e numrit të testimeve”, ka thënë ai.

Ministri Zemaj po ashtu tha se nuk do të lënë pa shfrytëzuar nëse paraqitet nevoja edhe spitalin e ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). /Telegrafi/