Site icon Telegrafi

Gjermania dhe Sllovakia kërkojnë që Shkupi dhe Tirana së bashku t’i fillojnë negociatat me BE-në në qershor

Gjermania dhe Sllovakia kërkojnë që Shkupi dhe Tirana së bashku t’i fillojnë negociatat me BE-në në qershor

Gjermania dhe Sllovakia po përpiqen që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria së bashku t’i fillojnë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, këtë e bëri të ditur në Twitter Ministri gjerman për Evropë, Michael Roth dhe Ministri i Jashtëm sllovak Ivan Korcok.

“Gjermania e mbështet qëllimin e presidencës portugeze me BE-në për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor. Të dy vendet kanë kryer reformat e kërkuara – tani BE duhet të japë. Vonesa e mëtejshme minon besueshmërinë e BE-së dhe stabilitetin e rajonit”, ka shkruar Roth në përgjigje të deklaratës së Komisionerit për zgjerim të BE, Oliver Varheji për Euronnew se Brukseli mund të fillojë bisedimet e pranimit me Tiranën nëse Shkupi dhe Sofja nuk gjejnë një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët.

Shefi i diplomacisë së Sllovakis, Korcok, megjithatë, konsideron se Këshilli i BE-së duhet ta largojë veton për Maqedoninë e Veriut që e vendosi Bullgaria.

“Politika kredibile për zgjerimin e BE-së tani do të thotë hedhje poshtë të vetos në Këshill, i cili duhet ta njohë avancimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Mbajtja e konferencave ndërqeveritare me dy vendet po vonon shumë”, ka shënuar Korcok.

Exit mobile version