Kombëtarja e Gjermanisë dhe Meksikës kanë barazuar 2:2 në ndeshjen e parë të tyre në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’.
Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola 0:0, edhe pse të dy kombëtaret patën rastet e veta për të gjetur rrjetën.
Megjithatë, pjesa e dytë ishte krejtësisht ndryshe pasi u shënuan plot katër gola, me nga dy për secilën kombëtare.
Të parët që kaluan në epërsi ishin Meksika, me anë të sulmuesit Peralta, i cili shënoi në minutën 52-të, teksa rezultatin e barazoi Gnabry në të 58-të.
Ishte prapë Meksika që kaloi në epërsi me Pizzarron në minutën 63-të për 2:1, teksa rezultatin përfundimtar e vulosi Ginter në minutën e 78-të. /Telegrafi/
Formacioni i Meksikës: Talavera; Abella, Montes, Salcedo, Torres Nilo, Pizarro, Gutierrez, Perez, Lozano, Peralta, Bueno.
Formacioni i Gjermanisë: Horn; Toljan, Ginter, Sule, Klostermann; S. Bender, L. Bender; Brandt, Goretzka, Meyer; Selke.
https://www.youtube.com/watch?v=-SPDHddTT40
https://www.youtube.com/watch?v=Rbn0FfNxlEI
https://www.youtube.com/watch?v=bZTX4dtYbbs