Telegrafi

Gjermania dhe Franca do të rrisin investimet në Eurozonë

Ministrat e financave, të ekonomisë dhe përfaqësues të bankave qendrore të Gjermanisë dhe Francës nënshkruan një marrëveshje të përbashkët për shtimin e investimeve, me qëllim forcimin e ekonomisë evropiane.

Kjo u vendos pas diskutimeve të së martës në Berlin mbi gjendjen financiare dhe ekonomike të këtyre vendeve dhe Eurozonës.

Të dyja palët diskutuan mbi konsolidimit fiskal, rritjen e konkurrencës, nxitjen e investimeve dhe zhvillimin e sektorit ekonomik publik dhe privat.

Ata shkëmbyen mendime dhe lidhur me taksimin e transaksioneve financiare dhe forcimin e bashkëpunimit në politikat ekonomike të Eurozonës.

Në takim u theksua dhe përkrahja për aleatët e tregjeve të kapitaleve në BE, për të forcuar tregtinë në eurozonë, për përmirësimin e tregut financiar evropian dhe të kushteve të financimit për ndërmarrjet evropiane. /Telegrafi/