Gjermania dhe Franca janë pajtuar për një buxhet të përbashkët për Eurozonën gjatë vizitës së presidentit Emmanuel Macron në Berlin. Një lëvizje e tillë konsiderohet si një arritje e rëndësishme veçanërisht për presidentin francez, i cili prej kohësh ka shprehur hapur bindjes se kjo do të forcojë më shumë monedhën europiane.
Sipas FT, në fillim të javës ky propozim i shkruan do iu prezantohet të gjithë ministrave të Financës të vendeve anëtare. Dokumenti nuk përmban detaje në lidhje me madhësinë, por trajton mënyrat sesi do të mblidhet. Njëra prej tyre është dhe taksa mbi transaksionet e kryera brenda Eurozonës.
Buxheti i përbashkët shihet si një mjet eficent për stabilizimin ekonomik si dhe për të përballuar krizat, njëkohësisht ai do të përdoret në investime publike, kërkim/zhvillim, inovacion dhe zhvillim të kapitalit njerëzor.
Megjithatë, do të duhen vite të tëra deri në aprovimin dhe nënshkrimin e propozimit nga ana e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Një nga arsyet është dhe pasiguria që vjen si pasojë e asaj çfarë do të ndodhë në terma ekonomikë dhe financiarë pas shkëputjes së Britanisë së Madhe nga unioni.
Reagimi pozitiv ndaj këtij propozimi shihet si një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet dy palëshe midis Gjermanisë dhe Francës. Ende e pazgjidhur mbetet çështja e taksës mbi kompanitë e mëdha të internetit si Amazon, Facebook dhe Google.
Shteti gjerman refuzoi t’i bashkohej propozimit të Macron për një taksë mbi këto kompani për shkak të rrezikut të një hakmarrjeje të mundshme nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /FT /Telegrafi/