Telegrafi

Gjermania deri në fund të vitit do ta “zhduk” coronavirusin

Gjermania do të vendosë kontroll mbi pandeminë e coronavirusit deri në fund të vitit, por një variant i ri, më virulente e virusit kërcënon të përkeqësojë situatën.

“Në Gjermani, prania e llojit britanik të virusit është zbuluar në 16 njerëz deri më tani dhe llojit afrikan është zbuluar në katër,” tha Lothar Wieler, kreu i agjencisë kryesore qeveritare për luftën kundër COVID-19.

“Të gjitha rastet u regjistruan me njerëz që udhëtuan jashtë”, shtoi ai. “Ky nuk do të jetë lloji i fundit i ri. Ky nuk do të jetë variacioni i fundit i virusit që do të shohim”, tha Lothar, duke aluduar në një variant të ri të coronavirusit të regjistruar në Brazil, raporton thelocal.

“Ne do të kemi variacione të reja …. Prandaj, mos udhëtoni”, tha kreu i institutit gjerman, Robert Koch.

Spitalet në 10 nga 16 provincat e Gjermanisë po përballen me uljen e kapaciteteve të pranimit pasi 85 për qind e shtretërve në njësitë e kujdesit intensiv janë zënë tashmë nga pacientë të infektuar me coronavirus. /Telegrafi/