Telegrafi

Gjermania del nga recesioni?

Këtë e deklaroi një anëtar i paemërtuar i Qeverisë gjermane, duke shtuar se BPV-ja në kuartalin e dytë me siguri ka mbetur i pandryshuar, ose ka shënuar rritje të butë krahasuar me kuartalin paraprak.

Siç transmetojnë mediumet lokale, kjo paraqet normalizim të situatës në ekonomi, pas rënies së madhe të saj.

Ekonomia më e madhe evropiane në tre muajt e parë të këtij viti në krahasim me kuartalin paraprak shënoi rënie rekorde prej 3,8 për qind, ndërsa BPV-ja zvogëlohej vazhdimisht në tremujorin e dytë të vitit të kaluar.

Qeveria gjermane për sivjet parashikon zvogëlim të ekonomisë prej 6 për qind, në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa treguesit e publikuar para do kohë paralajmërojnë se ekonomia fillon të dalë nga kriza, më e madhja pas Luftës së Dytë Botërore, e cila seriozisht goditi prodhuesit, konsiderojnë analistët.

Të dhënat zyrtare për shkallën e BPV-së në Gjermani duhet të publikohen javën e ardhshme. /Makfaks/