Site icon Telegrafi

Gjermania, BB-së: Ndërpriteni financimin e lëndëve djegëse fosile

Ministri gjerman i zhvillimit thotë se Banka Botërore duhet të përqendrojë gjithë punën e tyre në objektiva klimatike dhe të qëndrueshme.

“Banka Botërore duhet të ndërpresë mbështetjen për industritë që shkaktojnë ndryshimin klimatik”, tha ministri federal gjerman i zhvillimit, Gerd Muller.

Kancelaria gjermane Angela Merkel dhe Muller u takuan me presidentin e Bankës Botërore, Jim Yong Kim për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për ndryshimin klimatik, shkruan climatechangenews.

Një deklaratë nga qeveria gjermane tha që Muller ka shfrytëzuar momentin të kërkojë nga Banka Botërore që të “ndalojnë investimet në teknologji të vjetruara dhe dëmtuese për klimën”. /kp/

Exit mobile version