Site icon Telegrafi

Gjermania ashpërson kushtet për investitorët jo-evropianë

Gjermania dëshiron të ashpërsojë më tej rregullat për blerjen e pronësisë së investitorëve të huaj nga vende jashtë Bashkimit Evropian në kompanitë gjermane me rëndësi strategjike.

Siç shpjegoi sot zëdhënësi i Ministrisë së Ekonomisë, Gjermania po përgatit një rregullore që do të lejojë të ndërhyjë nëse një investitor që nuk është nga BE, blen të paktën 15 për qind të aksioneve në një kompani gjermane të lidhur me mbrojtjen ose teknologjitë e rëndësishme për sigurinë. /Telegrafi/

Exit mobile version