Telegrafi

Gjermania arreston një shtetas britanik për dyshime për spiunazh në favor të Rusisë

Një shtetas britanik është arrestuar në Gjermani nën dyshimin për spiunazh në favor për Rusinë.

Prokurorët federalë thanë se personi – i quajtur vetëm si David S. – punonte në Ambasadën britanike në Berlin.

Ai dyshohet se i kishte ofruar dokumente inteligjencës ruse “të paktën një herë” në këmbim të një “sasie të panjohur” parash.

David S. u arrestua në Potsdam jashtë Berlinit ku shtëpia dhe vendi i tij i punës ishin kontrolluar.

“Arrestimi ishte rezultat i një hetimi të përbashkët britaniko-gjermane”, thuhet në deklaratë.

I dyshuari do të dalë para një gjykatësi ditën e mërkurë. /Telegrafi/