Në kuadër të pritjes për korin diplomatik të akredituar në Berlin, ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti është takuar sot me kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Ajeti me këtë rast ka falënderuar kancelarin Scholz për kontributin e Gjermanisë për Kosovën.
“Faleminderit për angazhimin e gjithanshëm dhe kontributin e pazëvendësueshëm të Gjermanisë – një aleat historik dhe tradicional i vendit tonë”, ka shkruar ambasadori Ajeti në Facebook. /Telegrafi/