Telegrafi

Gjermania alarmohet për sulmet e mundshme terroriste

"Ka ardhur një vërejtje nga Libani", ka thënë Stefanie Amft, zëdhënëse e policisë federale gjermane dhe ka shtuar se vërejtja ka të bëj me kërcënimet ndërkombëtare të terrorizmit.

Gazetat gjermane Fokues dhe Der Spiegel kanë njoftuar se ambasada e Gjermanisë në Bejrut pak kohë më parë ka marrë një kërcënim telefonik për sulme terroriste në caqe ushtarake dhe të drejtësisë në Gjermani.