Site icon Telegrafi

Gjermania 75 milionë euro shtesë për refugjatët

Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier ka bërë të ditur planin për një tjetër kontribut prej 75 milionë eurosh për Programin Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara, në ndihmë të emigrantëve që vijnë në Evropë.

“Jam i lumtur që Komisioni Financiar i qeverisë gjermane miratoi shtesën prej 75 milionë eurosh në dispozicion të Programit Botëror të Ushqimit dhe UNHCR-së. Vlen të theksohet se ndihmat do të shpërndahen para dimrit të këtij viti”.

Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator, Gjermania u angazhua për një ndihmë financiare prej 100 milion eurosh për krizën e refugjatëve në BE.

Duke qënë destinacioni final për emigrantët nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika, Gjermania pret këtë vit dy herë më shumë azilkërkues se çdo vit tjetër. Për këtë qëllim autoritetet gjermane dhe ato austriake po diskutojnë për ngritjen e një qendre të përbashkët policore, në kufirin gjermano-austriak. /Telegrafi/

Exit mobile version