Pas fitores 2-1 ndaj Republikës së Çekisë më 7 shtator në ‘Fadil Vokrri’, Kosova do të përballet me 10 shtator me Anglinë në kuadër të kualifikimeve të Euro 2020.
Gjendja në Grupin A, aty ku gjendën ‘Dardanët’ është mjaftë e hapur, me ‘Tre Luanët’ që kanë nëntë pikë, tanët me tetë, çekët me gjashtë, Mali i Zi dhe Bullgaria me nga dy sosh.
Vetëm edhe dy ditë kanë mbetur nga përballja e Anglisë me Kosovën, ndeshje kjo që zhvillohet në stadiumin ‘St. Mary’s Stadium’ të Southamptonit.
Para këtij takimi, janë mësuar edhe emrat e gjyqtarëve që do ta ndajnë drejtësinë në këtë përballje, e që anglezët janë favorit në letër.
Gjyqtari nga Gjermania, Felix Zwayer, do të jetë kryesori i kësaj side, derisa do të ndihmohet edhe nga tre të tjerë.
Dy asistentët e Zwayer do të jenë bashkëkombësit e tij, Thorsten Schiffner dhe Marco Achmüller, derisa gjyqtari i katërt është Christian Dingert. /Telegrafi/