Site icon Telegrafi

Gjermani: Zgjatet “jeta” e centraleve atomike

Por ndërkohë, sipas medieve në Gjermani do të ketë gjithashtu fonde të reja për kompanitë e angazhuara në prodhimin e energjisë së rinovueshme.

Kancelarja Angela Merkel, deklaroi se burimet e rinovueshme nuk janë të zhvilluara aq sa duhet për të hequr dorë nga centralet atomike.

Ministrat u mblodhën mbrëmjen e së dielës për të diskutuar planin, duke njoftuar më pas se 17 centralet e Gjermanisë do të vazhdojnë të prodhojnë edhe për 8 vjet pas vitit 2021, ndërsa më të rinjtë edhe për 14 vjet. /Telegrafi/
 

Exit mobile version