Telegrafi

Gjermani, vetëvritet miliarderi Adolf Merckle

Lajmi u bë i ditur sot nga familjarët e tij, sipas së cilëve shkaku ishte situata e dëshpëruar që ndodheshin kompanitë e tij të prekura nga kriza financiare.

Vitin e kaluar, 74-vjeçari Merkle ra viktimë e një parashikimi të gabuar për aksionet Volkswagenit, çka solli dhe humbje të mëdha. Ai ishte një nga 100 personat më të pasur në botë, sipas klasifikimit të revistës “Forbes”.