Telegrafi

Gjermani, vetëm të huajt do paguajnë tarifa për autostradat

Tarifa për makinat që do të qarkullojnë në autostrada po, por vetëm për të huajt. Ligji, i propozuar nga krahu konservator i kristian-demokratëve dhe i aprovuar nga Bundestag, do të hyjë në fuqi në vitin 2016.

Por gjermanët, do të jenë të privuar nga pagesat, siç kishte kërkuar vetë kancelarja Angela Merkel. Një vendim që duhet të sjellë në arkat e Berlinit rreth 500 milionë euro në vit, por që Komisioni Europian e kritikon: “Ky është një diskriminim”.

Nga ana tjetër, edhe shumë rajone në Gjermani janë kundër këtij vendimi, pasi masat e reja do të krijojnë probleme në zonat kufitare, ku ka shumë persona që parapëlqejnë të vizitojnë Gjermaninë. /Telegrafi/