Qeveria gjermane u ka dhënë grante tri kompanive për të ndihmuar në përshpejtimin e zhvillimit të vaksinës së coronavirusit, shkruan Deutsche Welle.
Por, Berlini ka paralajmëruar se ekzistojnë pak gjasa që vaksina të jetë e qasshme para gjysmës së vitit të ardhshëm, transmeton Telegrafi.
Kompanitë gjermane po zhvillojnë vaksinat “premtuese” kundër COVID-19, por ekspertëve do t’ju duhet kohë që deri kah mesi i vitit të ardhshëm ta kenë të gatshme vaksinën për qytetarët, ka bërë të ditur ministrja gjermane e hulumtimeve Anja Karliczek.
Ministrja ka theksuar se qeveria u ka ofruar fonde tri kompanive gjermane – CureVac nga Tubingen, BioNTech nga Minz dhe Dessau IDT Biologika, me qëllim që të përshpejtohet procesi i zhvillimit të vaksinave premtuese anti-Covid.
“Që të tria janë kompani premtuese, por natyrisht se ne gjithmonë duhet të presim përfundimin e fazave testuesve dhe efikasitetin e tyre me qëllim që të kem një vaksinë të sigurtë për qytetarët”, shtoi Karliczek. /Telegrafi/