Site icon Telegrafi

Gjermani u thotë shqiptarëve: Mos u largoni, se në Perëndim ka punë e para po s’është kjo kryesorja!

Roland Siegëald, një shtetas gjerman që ka ardhur disa herë në Shqipëri që prej vitit 2009, iu bën thirrje shqiptarëve që mos të largohen nga vendi i tyre.

Ai thotë se në Gjermani dhe vende të tjera është e vërtetë se mund të sigurojnë më shumë punë dhe para, “por në jetë nuk është kjo kryesorja”.

“Në Shqipëri kam vënë re një strukturë fshati të jetesës. Dhe, të ritmit të pavarur të jetës. Në Shqipëri ende nuk ka një koncept të qartë si të kuptosh kohën dhe si e strukturojmë ditën. A është koha ajo që strukturon ditën tuaj apo janë marrëdhëniet sociale? Kjo është diçka e veçantë në lidhje me Shqipërinë, sepse segmentimi i ditës, sipas marrëdhënieve shoqërore, është shumë më i madh se ai që ka të bëjë me kohën. Në shtetin nga vij unë, pra Gjermania meqë e morët si shembull, puna është përgjegjëse për strukturimin e ditës tënde dhe jo marrëdhëniet shoqërore. Prandaj, mendoj se gjithsekush do të shkojë në Gjermani apo gjetkë në Evropën qendrore apo perëndimore, të kuptojnë se nuk mund të shkojnë diku vetëm prej premtimit të gjeturit të një pune. Unë jam personalisht shumë kritik ndaj kësaj qasjeje, sepse nëse është vetëm për arsye të parave që ata emigrojnë në këto vende, do përballen me shumë humbje. Pra, nëse nuk ka më shumë përfitime se ato monetare, atëherë sugjerimi im është të mos lini vendin”, ka thënë ai.

Exit mobile version