Gjermania dhe Spanja do të takohen në finalen e madhe të kampionatit evropian për grupmoshat U-21.
Gjermanët ishin të parët që siguruan kalimin në finalen e madhe pasi në gjysmëfinale kanë mposhtur Rumaninë me rikthim.
Nadiem Amiri shënoi për 1-0, ndërsa rumunët përmbysën gjithçka në pjesën e parë falë dy golave nga Puscas për 1-2.
Por në pjesën e dytë Gjermania realizoi tre gola të tjerë me Waldschmidt që shënoi dy herë dhe Amiri një herë tjetër për rezultatin përfundimtar 4-2.
Edhe spanjollët kaluan në finale falë një rikthimi spektakolar duke mposhtur Francën me rezultat 4-1.
Mateta realizoi nga penalltia për 0-1 në të mirë të francezëve.
Por spanjollët realizuan katër gola të tjerë me Roca, Oyarzabal, Olmo e Mayoral për të kaluar në finale.
Finalja e madhe mes Gjermanisë dhe Spanjës për grupmoshat U-21 zhvillohet të dielën me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/