Telegrafi

Gjermani shpenzon 10 mijë euro në vit për të jetuar në trena – adoleshenti arsyeton vendimin dhe tregon se si ia del

Shumë njerëz nuk e durojnë dot udhëtimin me trena, ndërsa Lasse Stolley jeton në to!

Mos bëni gabim, ky nuk është një aktivitet i paligjshëm. Adoleshenti 17-vjeçar ka një biletë vjetore Bahncard 100 që i lejon atij udhëtim të pakufizuar në hekurudhat gjermane (Deutsche Bahn AG).

Një vit më parë, djali vendosi të largohej nga shtëpia e prindërve dhe të fillonte një aventurë të madhe. Ai mburret se udhëton 900 kilometra çdo ditë, duke ndryshuar nga një tren në tjetrin – dhe kështu takon botën.

Lasse e quan veten një “nomad digjital” dhe tregon se nuk ka privatësi në “banesa” të pazakonta, por ato i japin atij liri dhe fleksibilitet, shkruan ladbible.

“Nëse dua të shoh detin, udhëtoj në veri. Nëse kam dëshirë për ngutje dhe nxitim të qytetit, kërkoj një lidhje me Berlinin ose Mynihun. Nëse dua borë, kap linjën ekspres për në Alpe”, ka shpjeguar ai.

Gjatë ditës, djali punon si programues, pas së cilës pushon në karriget e klasit të parë. Gjatë natës, ai bën dush në qendrat rekreative, raporton LadBible.

Ai mban me vete një çantë shpine që përmban të gjitha gjërat e tij – bluza, pantallona, jastëk, batanije, produkte të higjienës personale, laptop dhe kufje.

“Çdo natë sigurohem që të kap trenin e duhur dhe ndonjëherë më duhet të ndryshoj orarin. Unë përdor aplikacionin për të organizuar rrugë dhe nuk kam ndërmend të ndalem. Treni është shtëpia ime”, thekson Lase.

Bileta vjetore e lartpërmendur kushton 10 mijë euro dhe djali shpreson që kompania hekurudhore t’i ofrojë një punë në të ardhmen. /Telegrafi/