Një gjerman shënoi rekord botëror duke pirë një litër lëng limoni.
Andre Ortolf, 30 vjeç, mbante më parë rekordin për të pirë një litër lëng limoni përmes një pipëze plastike, por u mposht nga shoku i tij David Rush.
Koha e pirjes së lëngut të limonit të Ortolf ishte 16 sekonda, të cilën Rush e mposhti me 13.53 sekonda, përcjell Telegrafi.
Ortolf tani ka rifituar titullin e tij, me një kohë prej 13.3 sekondash.
“Në përgjithësi, unë zakonisht nuk kam ndonjë problem me rekordet e të ngrënit dhe të pirit”, tha Ortolf për Guinness.
“Dhe edhe këtë herë, stomaku im u ndje relativisht mirë, por kisha dhimbje dhëmbi. Ajo u largua vetëm pas një dite”, shtoi ai. /Telegrafi/