Telegrafi

Gjermani: Rritet numri i të papunëve për shkak të motit

Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave në fillim të vitit si të papunë ishin regjistruar rreth 3,62 milionë burra dhe gra.

Këto janë rreth 342.000 më shumë se në dhjetor dhe rreth 129.000 më shumë se para një viti.

 

Si arsye për këtë është edhe dimri i ftohtë dhe me borë. Përveç kësaj, janari është edhe koha tradicionale e përfundimit të kontratave.

Pasojat e krizës ekonomike momentalisht nuk duken edhe për shkak të punës me orar të shkurtuar dhe nga format e tjera të kohës së punës.