Telegrafi

Gjermani: Rrezik zhdukja e fuqisë punëtore

Që në vitin 2020 numri i atyre që dalin në pension do të jetë më i lartë se numri i fuqisë së re punëtore, shkruan gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung", duke iu referuar studimit të OECD-së.

Kërkesa për fuqi punëtore sipas OECD-së mund të kënaqet vetëm pjesërisht me zgjatje të kohës së punës, apo nga radhët e të papunëve.

Një mjet plotësues mund të jetë marrja e fuqisë punëtore nga jashtë, thuhet më tej në raport. /Telegrafi/