Përdorimi i inteligjencës artificiale (IA) po rritet ndjeshëm në industrinë gjermane, sipas një studimi të publikuar sot, ditën e hapjes së panairit industrial të Hanoverit.
“Rreth 12% e kompanive industriale janë duke përdorur IA-në”, sipas Achim Berg, president i “Bitkom”, shoqata e sektorit të informatikës në Gjermani.
Sipas këtij studimi të “Bitkom”, gjysma e kompanive po punojnë me pretendimin se makineritë që mësojnë të sjellin ndryshime drastike në praktikat aktuale të biznesit, me 47% që e shohin se do të ndikojë në rritjen e prodhimit, shkruan alsat.m.
Rreth 25% e makinerive në Gjermani janë të lidhura me internetin, ndërsa 10% e kompanive kanë më shumë se gjysmën e makinerive të lidhura në rrjet.