Site icon Telegrafi

Gjermani: Rasti i tretë i gripit të shpezëve në 10 ditë

Virusi H5N1 është zbuluar edhe tek 15 zogj në një fermë, e cila gjendet në afërsi të kryeqytetit gjerman, Berlinit.

Pronari i fermës për sëmundjen i ka njoftuar autoritetet të hënën. Ai, gjatë festës së Krishtlindjes, është përkujdesur edhe për një fermë të vogël të fqinjit të tij në të cilën kanë qenë 31 pula. Si pjesë e masave të sigurisë dhe parandalimit, janë eliminuar shpezët e të dy pronarëve.

Për shkak të virusit është mbyllur rajoni me një rreze prej tre kilometrash nga vendi i infektimit, në të cilën dominojnë ferma të vogla private, ka njoftuar agjencia e lajmeve DPA.

Exit mobile version