Telegrafi

Gjermani: Protestojnë sindikatat e punëtorëve

Unioni i Punëtorëve Gjermanë ka filluar grevat dhe protestat për të kundërshtuar planin e qeverisë gjermane për shtimin e daljes në pension nga 65 në 67 vjeç.

Qeveria e mëparshme e Gjermanisë nuk pranoi të miratojë rritjes së moshës së daljes në pension, por qeveria aktuale synon të miratojë këtë ligj që ka shkaktuar irritimin e sindikatave të punëtorëve dhe të nëpunësve gjermanë dhe që pritet të pasohet nga një valë e gjerë grevash dhe protestash. /Telegrafi/