Telegrafi

Gjermani: Protesta për shkak të masave të kursimit

Mijëra qytetarë gjermanë kanë protestuar për shkak të masave të kursimit, në vlerë prej 80 miliardë eurosh, të cilat i ka propozuar Qeveria.Organizatorët konfirmojnë se në Berlin janë tubuar rreth 15-20 mijë qytetarë, përderisa në Shtutgart rreth 10 mijë sosh, njofton Reuters.

Në pankartat që mbanin në duar shkruante ”Punësim, të drejta dhe e ardhme e sigurt për të gjithë” dhe “Pensionet duhet të mjaftojnë për të jetuar”.