Telegrafi

Gjermani, prezantohen mundësitë për investime në Kosovë

Në këtë ngjarje, përfaqësuesit e MTI-së dhe të APIK-ut kanë pasur takim me përfaqësues të kompanive të fuqishme gjermane, siç është “FAURECIA”, e cila ka mbi 200 fabrika ne mbar boten me mbi 60 mijë të punësuar, e cila merret me prodhimin e pjesëve të automobilave të markave të shumta botërore, siç janë: VW, BMW, Mercedes, Ford, etj, kompaninë ‘TRW Automotive’, e cila merret me prodhimin e pjesëve automobilistike, kompanine “VALLIANT” e cila është e njohur ne fushën e teknologjinë të sistemit të ngrohjes.

Po ashtu delegacioni kosovar ka parë për së afërmi edhe Parkun Shkencor dhe Teknologjik “Science Park Gelsenkirchen”, që është lider në Gjermani për prodhimin e energjisë së ripërtërishme.

Gjatë vizitës që u bënë këtyre kompanive të rëndësishme, përfaqësuesit nga Kosova kanë promovuar mundësitë për investime në Kosovë në sektorët potencial, si energjia, bujqësisë, teknologjisë informative, automobilistikës.

Ndërkaq, kompanitë kosovare janë duke vërë kontakte me kompanitë gjermane për bashkëpunim të ndërsjellë.

Misioni tregtar po mbahet prej datës 4-7 prill, ku sot (e mërkurë) do të organizohet edhe një workshop, në të cilin do të prezantojë edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Vilson Mirdita. /Telegrafi/