Telegrafi

Gjermani: Nevojë për fuqi punëtore nga jashtë

Frank-Jürgen Weise i tha gazetës "Süddeutsche Zeitung", se në Gjermani duhet të lejohet futja e të huajve të kualifikuar, sepse planet e tanishme të partive të Unionit për rekrutimin e forcës punëtore nga gjermanët e papunë prej një kohe të gjatë, nuk i sigurojnë kuadrot e duhura.

Prandaj duhen përcaktuar kriteret sipas pikëve për pranimin e të huajve, sipas modelit të Kanadasë apo vendeve të tjera. Kërkesa të ngjashme kanë paraqitur edhe liberalët (FDP). /Telegarfi/