Site icon Telegrafi

Gjermani ndihmon në strategjinë për vreshtari

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi së bashku me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angelika Viets, do të vizitojnë Departamentin e Vreshtarisë dhe Veretarisë në Rahovec.

Me këtë rast, do të nënshkruhet edhe një marrëveshje mes MBPZHR-së dhe Qeverisë Gjermane, ku kjo e fundit përmes projektit “Rritja e konkurrueshmërisë së sektorit privat”, i implementuar nga organizata e Qeverisë Gjermane GIZ, e financuar nga Ministria Federale Gjermane për Zhvillim Ekonomik, do të ndihmojë ministrinë në hartimin e strategjisë kombëtare për sektorin e vreshtarisë dhe verëtarisë, si dhe do të mbështes promovimin e verërave kosovare në tregjet evropiane. /Telegrafi/

Exit mobile version