Telegrafi

Gjermani: Ndërpritet hetimi kundër njeriut të parë të Deutsche Telekom

Prokuroria e Bonit kreu hetim me kërkesë të "policinë bursore" amerikane SEC për ngjarjet gjatë hapjes së tregut të telekomunikimeve në Maqedoni. SEC u interesua për këtë rast para katër viteve, duke e pasur parasysh se Deutsche Telekom u kotua në bursën amerikane.

Rene Oberman ishte nën hetim nga organet gjyqësore gjermane pasi që atë kohë ai ishte udhëheqës i aktiviteteve ndërkombëtare në sektorin për telefoni mobile të grupit gjerman për telekomunikime.

Drejtoria dhe kontrollorët e Deutsche Telekom qëndruan në mbrojtje të Obermanit, me ç’rast në shtator të vitit të kaluar i shprehën sërish besimin që ai ta kryesojë grupin edhe në pesë vitet e ardhshme. /Telegrafi/