Telegrafi

Gjermani: Mbi tre milionë të papunë

Sipas të dhënave të Agjencisë Federale të Punës numri i të papunëve në krahasim me muajin gusht ka rënë për 157 mijë në tre milionë e 31 mijë.

Në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar numri i punëkërkuesve ishte më i ulët për 315 mijë. Shefi i Agjencisë Federale të Punës Frank-Jürgen Weise tha se shifrat pozitive kanë të bëjnë me kursin e rimëkëmbjes së ekonomisë gjermane. /Telegrafi/