Policia gjermane tha të martën se ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka lënë një kokë njeriu përpara gjykatës së qarkut në Bon.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një trup u gjet disa qindra metra larg në lumin Rhine. Policia tha se beson se trupi i përket kokës së prerë.
I dyshuari 38-vjeçar është nga zona e Bonit, tha policia.
Policia tha se nuk u raportua asnjë aktivitet i dyshimtë në zonë dhe po kërkon për dëshmitarë. /Telegrafi/