Telegrafi

Gjermani, kritikohet paketa e kursimeve

Shefi i Lidhjes së Sindikatave gjermane (DGB), Michael Sommer, u shpreh: "Askush nuk duhet të nënvlerësojë zemërimin tonë për tatëpjetën sociale të kësaj politike dhe vendosmërinë tonë për të korrigjuar këtë rrugë të gabuar."

Ministrja e Punës mbron planet e kursimit.

Nga ana tjetër ministrja gjermane e Punës, Ursula von der Leyen, mbrojti paketën e kursimeve nga kritikat e opozitës dhe të sindikatave. Edhe pse gjysma e buxhetit federal i përket ministrisë së Punës dhe mirëqenies sociale shkurtimet në këtë sektor kapin vetëm një të tretën e shkurtimeve të përgjithshme. Kjo tregon se është marrë në konsideratë balanca sociale, tha sot von der Leyen për kanalin e parë televiziv gjerman ARD:

"Unë kam gjysmën e buxhetit federal, kjo është shumë. Por unë do të kontribuoj vetëm me një të tretën e paketës së kursimeve. Kjo tregon se është ruajtur balanca. Ekonomia duhet të paguajë, shteti duhet të kursejë, ndërsa ne kemi konsoliduar ligjet sociale. Nëse shihet buxheti im, atëherë kuptohet se unë nuk jam përgjegjëse vetëm për të papunët, por edhe për pensionistët, për gratë e veja dhe jetimët, po ashtu për njerëzit me të meta", tha ministrja Ursula von der Leyen.