Kombëtarja e Gjermanisë dhe e ajo e Holandës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës.
Panzerët janë nikoqir të Tulipanëve në ndeshjen e fundit të Grupit 1 të Ligës A në Ligën e Kombeve.
Gjermania vjen në këtë ndeshje pa asnjë shpresë për të dalë lider i grupit pasi ka mbetur në pozitën e fundit dhe në edicionin e ardhshëm do luajë në Ligën B.
Në anën tjetër, mysafirët holandezë me një fitore ose një barazim do fitonin grupin dhe do kalonin në Play-Off për një vend direkt në Evropian.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të luajnë me formacionet më të mira ta mundshme.
Formacionet zyrtare:
Gjermania: Neuer; Hummels, Rudiger, Sule; Schulz, Kroos, Kimmich, Kehrer; Sane, Werner, Gnabry.
Holanda: Cillessen: Tete, de Ligt, van Dijk, Blind; Wijnaldum, de Jong, de Roon; Promes, Depay, Babel.
/Telegrafi/