Telegrafi

Gjermani, Hiri vullkanik anulon 150 fluturime

Zëdhënësi i kompanisë kryesore të fluturimeve në Gjermani, Lufthansa, ka thënë se ata presin që sot të anulojnë 150 fluturime. Të maten, 500 fluturime në tërë Evropën janë anuluar, ndërsa më së rëndi janë goditur aeroportet e Britanisë së Madhe.

Një vit më parë, një re e hirit që doli nga një tjetër vullkan i Islandës, shkaktojë pengesa të mëdha në trafikun ajror, derisa mijëra fluturime ishin anuluar për javë të tëra.

Megjithatë, sipas Komisionit Evropian, hiri që doli nga vullkani Grimsvotn, nuk është pritur që të detyrojë mbyllje kaq të gjerë të hapësirës ajrore evropiane. /Telegrafi/