Telegrafi

Gjermani Grünberg dhe francezi Fert fitojnë çmimin Nobel për fizikë

Vendimin kumtoi Akademia mbretërore suedeze. Zbulimi i këtyre shkencëtarëve ka mundësuar shtimin e jashtëzakonshëm të memories kompjuterike. Grünberg dhe Fert e kanë zbuluar këtë efekt që në vitin 1988, pavarësisht njëri prej tjetrit.

Shitja e këtij zbulimi në treg ka arritur vlerën prej miliarda eurosh. Ndërsa çmimi Nobel shoqërohet me 1,1 milionë euro.