Telegrafi

Gjermani Gerhard Ertl fiton Çmimin Nobel për kimi

Akademia Suedeze për Shkencë ka thënë se Ertl ka bërë përshkrime të detajizuar se si zhvillohen reaksionet kimike në sipërfaqe dhe ka studiuar disa nga misteret më fundamentale në këtë fushë.

“Kimia sipërfaqësore mund të sqarojë madje dëmtimin e shtresës së ozonit si një hap jetësorë, përmes sqarimit të reaksioneve që zhvillohen në sipërfaqe të kristaleve të vogla të akullit në atmosferë”, thotë në citatin e saj Akademia.

Ertl, i cili e fiton çmimin në ditëlindjen e 71-të të tij, ka thënë për reporterët se kjo “është dhurata më e mirë për ditëlindje që mund t’ia jepni dikujt”.

“Jam pa flajë”, ka thënë ai për Associated Press nga zyra e tij në Berlin. “Nuk e kam llogaritur këtë”.