Antoine Griezmann është shpallur lojtari i ndeshjes Gjermani-Francë.
Sulmuesi francez ka arritur të jetë i pakapshëm në ndeshjen gjysmëfinale në mes të kombëtares gjermane dhe asaj franceze.
Griezmann ka shënuar të dy golat e takimit, me nga një gol në të dy pjesët.
I pari erdhi më minutën e fundit të pjesës së parë nga penalltia, teksa goli i dytë në minutën e 72-të, pas një dalje të gabuar të portierit Neuer.
Me këto gola të shënuara dhe disa raste tjera të krijuara, Antoine Griezmann ishte më meritori për kalimin e Francës në finalen e Euro 2016. /Telegrafi/