Nuk është adhurues vetëm i tatuazheve, por edhe i kombit shqiptar. Bëhet fjalë për shtetasin gjerman Guido Pohlmächer, i cili “ra në dashuri” me shqiptarët, pas miqësisë me familjen Hoti nga Rugova e Hasit, e cila jeton në Gjermani.
Dy vjet më parë 37 vjeçari gjerman nga qyteti Heilbronn i landit Baden-Württemberg kishte bërë një tatu në faqe me shqiponjën kuq e zi.
Në të kishte vizatuar shkronjën A (Albania) shenjë ndërkombëtare e Shqipërisë dhe D(Deutchland) shenjë ndërkombëtare e Gjermanisë.
E për fillimin e dytë të dekakës së shtetësisë së Kosovës, Pohlmächer ka bërë një tjetër gjest.
Ai ka bërë tatuazh simbolin me duar të shqiponjës në ballin e tij, ndërsa ka shkruar ‘Love Hoti’ (ku shpreh dashurinë për familjen nga Hasi i Rugovës me mbiemrin Hoti), raporton KP.
Në trupin e tij në mesin e tautazheve që ka, simbolet shqiptare tashmë zënë vend me tri sosh: në krah, në faqe dhe në ballë.
37 –vjeçari ka deklaruar se miqësia me shqiptarët dotë jetë e përjetshme, veçanërisht pas vizitës së realizuar në Kosovë tek familja Hoti, ku është shprehur i fascinuar me traditën dhe mikpritjen e popullit tonë.